11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBlerim Reka: Çuditem me heshtjen e Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës time

Blerim Reka: Çuditem me heshtjen e Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës time

Kandidati për president është shprehur i çuditur me heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës së tij.

Ai në intervistën e tij për KosovaPress flet për heshtjen e Kosovës dhe Shqipërisë

Blerim Reka: Çuditem me heshtjen e Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës time

“Më ka ardhur pak çudi heshtja e Kosovës dhe Shqipërisë. Kuptohet, është krejt legjitime që Prishtina dhe Tirana sigurisht kanë kandidat të preferuar presidencial, ndoshta e kanë kandidat të preferuar Stevo Pendarovskin, për shkak të koalicioneve, apo relacioneve miqësore qeveritare, partiake me Shkupin zyrtar. Dhe, e vërtetë është, pos Vetëvendosjes si parti, dhe Albin Kurtit si lider, përkrahje tjetër nuk ka ardhë as nga Republika e Kosovës dhe as nga Republika e Shqipërisë”, thotë kandidati i pavarur precidencial.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 21 prill, ndërsa kandidati i pavarur shqiptar do të përballet në garë me Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovskin e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments