21.2 C
Tetovo
E martë, 24 Qershor, 2025
BallinaLajmeBlerim Bexheti,akuzon për kontrabandë të deputetëve : Falë VLEN-it prej sot, RMV...

Blerim Bexheti,akuzon për kontrabandë të deputetëve : Falë VLEN-it prej sot, RMV zyrtarisht mbetet pa asnjë institucion të pavarur që mbron përdorimin e gjuhës shqipe!

Deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentarë të Frontit për Europë, Blerim Bexheti përmes një reagimi ka akuzuar VLEN se nga sot shuajti çdo institucion që mbronë gjuhën shqipe, shkruan Top24

Nuk jan vlen o VLEN në këtë menyrë tinzare se populli ju shef! 

Nuk jeni “VLEN”, o VLEN kur veproni në këtë mënyrë tinzare, mos harroni një gjë: populli ju sheh. Dhe e ka kuptuar kush jeni e kujt i shërbeni.

S’patët guxim të dilnit në mejdan me vota, prandaj zgjodhët rrugën që e njihni më mirë: kontrabandën!

Në momentin kur u pa sa deputetë ka në sallë, në mënyrë tinzare, e futët në votim – si hajnët natën – ligjin për delegjitimimin e Inspektoratit të Gjuhës Shqipe.

TURP!

Prej sot, Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht mbetet pa asnjë institucion të pavarur që mbron përdorimin e gjuhës shqipe!

Dhe kjo nuk ndodhi vetëm nga shtypja shumicë maqedonase por me votat e disa shqiptarëve të nënshtruar, të heshtur, e të komanduar nga lart.

Tani, kur dikush ta mohojë shqipen , kërkoni drejtësi tek VMRO dhe ZNAM !

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments