Blerim Bexheti ka dalë me reagim pas informacionit se grupi i kaluar parlamentar i BDI-së, është kërcënuar nëpërmjet një e-mail adrese për shkak të gjuhës shqipe, transmeton TV21.
Bexheti ka bërë të ditur se nuk heqin dorë nga qëllimi dhe se nuk i frikëson kërcënimi.
“Po a me të vërtetë ju ka lanë mendja dhe mendoni se me kështu kërcënime frikësoni dikë?
Veç ta keni të qartë… as qerpiku nuk na lëviz, e jo më përcaktimi ynë!
Organet e shtetit duhet të bëjnë punën e tyrë e ne bëjmë punën tonë!”, shkruan mes tjerash Bexheti.