Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime në Arsim sonte në Click Plus në TV21, tha se Universiteti i Tetovës është i vetmi në rajon që është ndërtuar me sacrificë. Hodai shtoi se në UT lulëzon nepotizmi dhe korrupsioni dhe se është shkatërruar totalisht.
“Shqiptarët e bënë një Universitet që kishte përmasat të jetë Universitet tepër i rëndësishëm në Rajon për shqiptarët, për avancimin e arsimit shqip. E bënë arsimin me nivelin ma te keq të mundshëm, ku lulëzon korrupsioni, lulëzon nepotizmi në Universitetin e Tetovës, lulëzon gjithçka që nuk është pozitive. Dhe këtë nuk e ka bërë ndonjë Stanisha ose ndonjë Nikolla këtë e kemi bërë ne si shqiptarë, ata aty që kanë qenë si udhëheqës të Universitetit. E kemi pru gjendjen që të gjithë studentët të kërkojnë të studiojnë në universitete tjera për shkak se e kanë shaktërruar. UT është i vetmi universitet në Rajon që është krijuar me sakrificë”, tha Blendi Hodai.