Rreth 40.000 punëtorë aktualisht i mungojnë biznesit që është në krizë për shkak të varësisë nga ekonomia gjermane, por edhe për shkak të krizës në Evropë. Këtë në emisionin Biznis 21 e theksuan Darko Velkov nga Vrabotuvanje.com dhe Darko Petrovski, kryetar i Shoqatës Maqedonase për Burime Njerëzore, duke komentuar gjendjen e tregut të punës në vend.Unë mendoj se mungojnë 40.000 njerëz për momentin. 40.000 njerëz me kompetenca konkrete për proceset që i bëjnë firmat dhe fabrikat”, tha Darko Velkov.
“Punëdhënësit ishin në një gjendje shumë të favorshme dhe shumë komode.
Do të thotë, sa herë që kishin nevojë për punëtor, mjaftonte – unë do të them – t’i bënin sinjal me një sy dhe menjëherë 50 ose 100 njerëz për një pozitë të paraqiteshin para tyre”, theksoi Darko Petrovski, Kryetar i SHMBNJ.
