17.2 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaEkonomiBizneset në Shqipëri dhe Kosovë nga më të kënaqurat me klimën e...

Bizneset në Shqipëri dhe Kosovë nga më të kënaqurat me klimën e biznesit, sipas Barometrit të Ballkanit

Bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës ishin nga më të kënaqurat në rajon me klimën e biznesit në 2024, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Barometri i Ballkanit.

Të dhënat e anketimit tregojnë se bizneset e pyetura në Shqipëri dhe Kosovë kanë nivel të njëjtë të kënaqësisë me klimën e biznesit (47 për qind), ndërkohë që nivelin më të lartë e ka Bosnja me 53 për qind e bizneseve boshnjake që u përgjigjën se ishin të kënaqura me klimën e biznesit, niveli më i lartë rajonal.

Në Shqipëri 36 për qind e bizneseve shprehën qëndrim neutral as të kënaqur as të pakënaqur, ndërkohë që 18% e tyre ishin të pakënaqura.

Ndërmarrjet në Malin e Zi dhe ato në Maqedoninë e Veriut ishin më pak të kënaqura me klimën e biznesit, ku 10 për qind dhe 34 për qind përkatësisht për secilën u shprehën pozitivisht.

Në të kundërt në Malin e Zi 47 për qind e bizneseve mendojë se situata ekonomike është shumë keq dhe po në këtë mënyrë mendojnë 33 për qind e bizneseve në Maqedoninë e Veriut.

Në Serbi 36 për qind e bizneseve e konsideruan pozitive klimën në ekonomi dhe gjithashtu një përqindje e lartë 51% kishin qëndrimin neutral, përkundrejt 14 për qind që dhanë vlerësim shumë negativ.

Barometri i Ballkanit është sondazh vjetor mbledh zërat 1,200 bizneseve nga rajoni, duke ofruar një pamje zbuluese të opinioneve mbi çështjet kryesore që formësojnë të ardhmen.

Nga integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal te digjitalizimi, rimëkëmbja e gjelbër, klima e investimeve të biznesit dhe më gjerë, Barometri Ballkanik i këtij viti zhytet thellë në atë që ka më shumë rëndësi për njerëzit dhe kompanitë që nxisin ndryshimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments