2.7 C
Tetovo
E enjte, 29 Janar, 2026
BallinaLajmeBislimovski reagon pas kallëzimit penal: Vepruam njëjtë si me kompanitë e tjera

Bislimovski reagon pas kallëzimit penal: Vepruam njëjtë si me kompanitë e tjera

Pasi Drejtoria e Policisë Financiare njoftoi sot se është ngritur kallëzim penal për shpërdorim të detyrës, kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës Marko Bislimovski tha se me kompaninë “Triterol Petrol” është vepruar njëjtë sikurse edhe me kompanitë e tjera. Thotë se nuk do të lejojë që emri i tij të njolloset.

“Këto procedura janë konfirmuar nga një ekip serioz në Komisionin Rregullator të Energjetikës, nuk ka pasur kurrë një kompani të preferuar ose një kompani për të cilën janë zhvilluar procedura në kundërshtim me Ligjet e Energjetikës në Rregulloren e Licencave. Fundja, këtë do të përpiqem ta dëshmoj në periudhën në vijim. Do ta ndjek këtë proces dhe nuk do të lejoj që emri im të njolloset në asnjë mënyrë, duke pasur parasysh se jam baba, bashkëshort, vëlla dhe mik. Do t’u jap gjithçka që kam në dispozicion institucioneve përkatëse, dhe jam plotësisht i bindur se do të dëshmojmë se nuk ka pasur absolutisht asnjë shkelje”, tha Marko Bislimovski – Kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments