5.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaBisedë telefonike Erdoğan-Vuçiq, diskutohen çështjet rajonale dhe globale

Bisedë telefonike Erdoğan-Vuçiq, diskutohen çështjet rajonale dhe globale

Erdoğan ka thënë se Ankaraja do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe me qeverinë e re.Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq, nëpërmjet një bisede telefonike kanë diskutuar sot çështjet rajonale dhe globale si dhe lidhjet dypalëshe, transmeton Anadolu.

Duke nënvizuar se miqësia dhe solidariteti midis dy vendeve janë forcuar, Erdoğan ka shprehur shpresën e Türkiyes për “krijimin e qeverisë së re në Serbi sa më shpejt të jetë e mundur dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes në X.

Erdoğan ka thënë gjithashtu se Ankaraja do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe me qeverinë e re.

“Presidenti Erdoğan deklaroi se përpjekjet e përbashkëta të bëra për rritjen e fushave të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, pritet të japin fryte në të ardhmen e afërt”, thuhet më tej.

Erdoğan gjithashtu i ka shprehur të shkuara Vuçiqit pas aksidentit automobilistik të presidentit serb më 8 shkurt.

Ndërkaq, Vuçiq ka uruar presidentin Erdoğan me rastin e ditëlindjes së tij të 71-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments