7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBIRN: Institucionet mbajnë sekrete informatat

Institucionet shtetërore mbajnë sekret informacionet  që duhet të jenë publike. Ky është përfundimi i hulumtimeve të kryera nga rrjeti ballkanik i hulumtimeve. Këto hulumtime i kanë kryer gazetarët e këtij rrjeti në gjashtë shtetet ballkanike (BIRN). Kjo ka treguar se problemet me transparencën institucionale ende ekzistojnë. Drejtoresha e Agjencisë së Maqedonisë së Veriut, për mbrojtje të së drejtës së qasjes deri tek informatat publike thotë se në kohën e teknologjisë së zhvilluar është mëkat që web faqet e institucioneve të jenë boshe.

“Atë vullnet politik mund ta tejkalojmë me ngritjen e një vetëdije dhe kulturë politike, e cila nuk do të varej nga ajo se cila garniturë politike do të jetë në pushtet.”, – deklaroi drejtoresha e AMDQIP, Plamenka Bojçeviq. 

Gazetarët nga Ballkani, thonë se problem më i madh është ajo se transparenca institucionale varet nga vullneti politik.

“E gjithë kjo disi ndryshoi tek ne, pasi nga viti i kaluar kemi një agjenci informative, e cila është në funksion. Kur  nuk marrim përgjigje nga institucionet, parashtrojmë kërkesë deri tek agjencioni.”, – theksoi gazetarja, Gentiana Ahmeti. 

Gazetarët nuk heqin dorë nga publikimi i të dhënave publike dhe thonë se do të vazhdojnë me këmbëngulje, pasi ajo u takon atyre, por edhe qytetarëve. Informatat publike nuk guxon të mbesin sekrete.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments