Turqia ka rënë dakord më në fund që të mbështesë aplikimet për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë, tha presidenti finlandez.
Presidenti i Finlandës Niinisto tha se vendimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”, pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.
Më herët presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Suedisë dhe Finlandës në samitin e krerëve të NATO-s në Madrid.
Gatishmëria e Turqisë për të mbështetur anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO është një lëvizje domethënëse pas kundërshtive të shprehura fillimisht nga presidenti Erdogan.
Në maj, Ankaraja i akuzoi ato për mbrojtjen e terroristëve kurdë.
Asnjë nga këto vende nuk ka një qëndrim të qartë dhe të hapur ndaj organizatave terroriste. Si mund t’u besojmë atyre?” tha Erdogan në atë kohë.
Ndërkohë deklarata e presidentit të Finlandës thotë se “si një anëtare e NATO-s, Finlanda do të angazhohet plotësisht ndaj dokumenteve kundër terrorizmit dhe politikave të NATO-s”.
Agjencia e lajmeve AFP raportoi se presidenca turke “mori atë që donte” nga bisedimet në Madrid. /a2cnn