50 vite në ish Jugosllavi, politika sërbe na quajti allbanska manjina (pakica shqiptare), 28 vite maqedonasit na quajnë albansko mallcinstvo (pakicë shqiptare).
Erjon Veliaj dhe Ali Ameti në mes të Tetovës na quajtën komunitet.
Miq të nderuar jeni të lutur që mos e përdorni fjalën komunitet kur bëhet fjalë për pakicë, sepse ka prapavijë që shqiptarët ti tkurr në grupim më të vogël se pakicë, shqiptarët ti ofroj me grupet sociale të rrezikuara, ose edhe më keq!
Fjala KOMUNITET përdoret për grupet sociale të favorizuara p.sh Komuniteti LGBT, ose grupet sociale të rrezikuara si Komuniteti rom etj.
Shqiptarët janë në numër të konsiderueshëm në Maqedoninë e Veriut dhe merritojnë status të barabart, sepse janë element shtetformues, por kjo është çështje tjetër.
Ja si e hasim ne fjalorin e gjuhës shqipe fjalën pakicë dhe komunitet.
pakíc/ë,-a f. sh. -a(t)
1. sasi e vogël e diçkaje a numër i vogël qeniesh, sendesh etj.; pjesa më e vogël e diçkaje a numri më i vogël nga një tërësi njerëzish, sendesh etj.; kundrejt shumicë: pakica e popullsisë; pakicë kombëtare minoritet; çmimi (i shitjes) me pakicë.
2. parti, grup partish a fraksion, që ka numrin më të vogël të votave në një asamble ose në një kuvend; kundrejt shumicë: deputetët e pakicës.
Komunitet m. sh.
1. shih BASHKËSI,~A 1, 3.
2. Grup njerëzish që kanë të njëjtin besim e që drejtohen nga një organizatë fetare, e cila zakonisht njihet e përkrahet nga shteti (në vendet ku vepron feja).
Komunitet fetar. Komuniteti mysliman. Komuniteti bektashian.
* Komuniteti primitiv formë organizimi e shoqërisë pa klasa në komunizmin primitiv, që mbështetej në pronën kolektive mbi mjetet e prodhimit, në shpërndarjen e barabartë të tij dhe në vetëqeverisjen e brendshme; bashkësi primitive.