27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeBill Clinton kujton dëbimin e forcave serbe nga Kosova, Vjosa Osmani e...

Bill Clinton kujton dëbimin e forcave serbe nga Kosova, Vjosa Osmani e falënderon për kontributin e tij

Personaliteti kyç që pati rolin në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ai në një video të publikuar në platformën X  flet për ndërhyrjen e NATO-së, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.

“Njëzet e pesë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën NATO-n në një fushatë ajrore që dëboi me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade represioni dhe një fushate brutale të spastrimit etnik, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008. Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke shprehur falënderim për kontributin që ka dhënë Clinton për çlirmin e Kosovës

““…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar ajo në X.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments