4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBild / Merkeli ndaloi luftën/ Tensionet Turqi-Greqi, Mitsotakis bisedon me Putin për...

Bild / Merkeli ndaloi luftën/ Tensionet Turqi-Greqi, Mitsotakis bisedon me Putin për krizën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar pasditen e se mërkurës një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Dy liderët kanë folur për vendimin e presidentit turk Erdogan qe ka ndryshuar statusin e Shen Sofisë duke e kthyer atë nga muze ne xhami, për situatën ne Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Vlen te përmendet se Mitsotakis dhe Putin kanë komunikuar një vit me parë pas fitores së Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare te 2019. Një vend te gjerë ne bisedë ka marrë çështja e Shën Sofisë që siç kanë theksuar është një sfidë për të gjithë botën ortodokse, ndërsa te premten pritet qe presidenti turk te organizojë aty ceremoninë e parë fetare si xhami.

Ne te njëjtën gjatësi vale ka qenë edhe biseda e ministrit te Jashtëm, Nikos Dhendias me homologun e tij rus Sergei Lavrov, kontakte diplomatike këto qe zhvillohen ne një moment dramatik për Turqinë dhe Greqinë.

Siç thekson sot ne artikullin e saj kryesor e përditshmja gjermane “Bild” dy vendet mbërritën orët e fundit ne prag te një lufte dhe ishte kancelarja gjermane Merkel qe e ndaloi atë, duke telefonuar si tek kryeministri Mitsotakis, ashtu edhe tek presidenti Erdogan.

“Bild” duke ju referuar burimeve nga ministria greke e Mbrojtjes pohon se pasi Athina mesoi se drejt ishullit grek Kastelorizo qe ndodhet vetëm 3 km larg nga brigjet turke ishin drejtuar 18 anije te flotës ushatarke te Turqisë, edhe pala greke nxori thuajse gjithë floten e saj detare ne Mesdhe.

Sipas gazetës ka qenë përpjekja e shkëlqyer diplomatike e kancelares gjermane qe ndaloi thuajse ne momentin e fundit nje përpjekje te armatosur nga te dy aleatët e NATOs qe pretendojnë zonën ekskluzive ekonomike detare ne jug te ishullit grek, e pasur me rezerva te hidrokarbureve.

Madje “Bild” e krahason situatën e se martës ne mbrëmje mes dy vendeve fqinje te ngjashme me krizën e Gjirit te Derrave ne Kube 60 vjet me parë, cilësuar si një prej krizave më të frikshme në historinë e Shteteve të Bashkuara, pasi ngjalli frikën e një lufte bërthamore, por megjithatë përfundoi në mënyrë paqësore .

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments