Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka qëndruar për vizitë në Korçë. Lidhur me këtë vizitë ai ka dhënë detaje në faqen e tij në rrjetet sociale.
“Historia e qytetit të Korçës, është histori e shqiptarëve. Në vizitën time në Korçë, nga afër pashë Mësonjëtoren e parë shqipe për të mësuar shumëçka që nuk është thënë deri më tani. Muzeu i fotografisë “Gjon Mili” është një tjetër histori në vete që tregon shumëçka për qytetin e Korçës dhe bukurit artistike në të. Gjatë qëndrimit në Korçë, vizitova edhe Muzeun Arkeologjik, një muze shembull me përplot histori në vete dhe historinë shqiptare. Korça, ky qytet shembull i trashëgimisë kulturore!”, ka shkruar Kasami.



P.s. Vizitat e të parit të Komunës së Tetovës sa do që priten por edhe komentohen ,Kryetari Bilall Kasami e ka për detyrë të informojë opinionin dhe partinë Besa në sajë të cilit funksion te BESA ose Komunal dhe në harxhime të kujt a të taksapaguesëve komunal ose të Besës , Akademik Prof.Dr.Arsim Sinani ishte në përcjellje sepse autori i këtyre rreshtave dy ditë më parë te një restoran në qendër në Tivoli në Tetovë i pa duke hyrë Akademikun me një lider të një partie tjetër ,në një ndejë për dy orë të plota …që ta dijmë… për reagime…www.telegrami.mk