Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në vazhdën e aktiviteteve politike ka vizituar bujqit, blegrotët dhe bizneset në rajonin e Pollogut.
“Në qeverisjen tonë të ardhshme pas 15 Korrikut, vëmendje të veçantë do t’ju kushtojmë bujqve. Do t’i ndihmojmë nëpërmjet subvencionëve që t’ua lehtësojmë punën e tyre dhe produktet vendore të shiten edhe në Evropë. Gjithashtu do të ndihmojmë privatet të ndërtojnë një qendër grumbullimi për produktet bujqësore, e cila do të jetë me standarde Evropiane.” tha Bilall Kasami nga koalicioni MUNDEMI mes LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.
