4.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami vizitoi shkollën “Liria” në Tetovë, në Ditën Ndërkombëtare të Personave...

Bilall Kasami vizitoi shkollën “Liria” në Tetovë, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar Shkollën Fillore Komunale “Liria”.

“Sot është një mundësi për të reflektuar, për të riafirmuar angazhimin tonë për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më të pranueshme për të gjithë.

Personat me Aftësi Ndryshe janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë dhe ata janë të rëndësishëm për zhvillimin dhe pasurimin e shoqërisë tonë. Çdo individ ka të drejtë të jetë i pranishëm, të përfshihet dhe të kontribuojë në jetën shoqërore, kulturore dhe profesionale. Si kryetar i Komunës së Tetovës, jam i angazhuar që të vazhdojmë të krijojmë kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët tanë. Në kuadër të kësaj kemi ndërmarrë dhe do të ndërmarrim hapa konkretë për të siguruar infrastrukturë të përshtatshme, arsim të barabartë, mundësi punësimi dhe shërbime shëndetësore dhe sociale që u ofrohen atyre që kanë nevojë.

Le të jemi shembuj të mirësisë, pranimit dhe mbështetjes për ata që kanë nevojë për ndihmë dhe kujdes dhe le të angazhohemi për një shoqëri më të drejtë dhe më të hapur”, ka shkruar Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments