16.5 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami u hoqi billbordet, BDI-Tetovë:Tetovarët nuk i kanë heshtur as pushtuesi,...

Bilall Kasami u hoqi billbordet, BDI-Tetovë:Tetovarët nuk i kanë heshtur as pushtuesi, as komunizmi e as kjo strukturë kriminale

Shefi i shtabit komunal në Tetovë, Blerim Osmani sot përmes një press konference ka akuzuar kryetarin e komunës sl Tetovës Bilall Kasamin se ka frigë nga e vërteta duke urdhëruar heqjen e billbordeve të degës së BDI-së ku sipas Osmanin ishte demaskuar keqpërdorimet e Kasamit, shkruan Top24

Tetovarët nuk i kanë heshtur as pushtuesi, as komunizmi e as kjo strukturë kriminale që udhëheq me Tetovën nuk do te mundet dot.

Sot, pas aktivitetit tonë simbolik ku shpërfaqëm në Bilborde fytyrën e vërtetë të Bilall Kasamit, i cili në mënyre kriminale dhe korruptive ka shitur pronat publike të komunës së Tetovës dhe ka dhënë në koncesion ndërmarrjet publike, kanë filluar presionet dhe sjelljet diktatoriale të kësaj strukture kriminale të cilët kanë urdhëruar heqjen e këtyre Bilbordeve dhe demolimin e materialit.

Kjo sjellje agresive e tij përbën shkelje të lirisë së shprehjes dhe dëshmon se Bilall Kasami dhe klanin e tij janë të zhytur në krim dhe korrupsion.

Tetovarëve nuk ua mohon dot të drejtën për të kuptuar të vërtetën e menaxhimit të taksave të tyre.

Ne, BESËLIDHJA – Aleanca Kombëtare për Integrim, përmes çdo metode demokratike do t’u tregojmë tetovarëve për çdo krim dhe aferë korruptive të cilën e keni bërë duke shitur pronat dhe ndërmarrjet publike për interesa klanore dhe biznesore.

Kjo veçse na motivon edhe më shumë që ne, si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, do të shfrytëzojmë çdo kanal komunikimi, rrjetet sociale, takime derë më derë, hapjen e platformave të ndryshme që qytetarët të informohen dhe së bashku të dëshmojmë për të gjitha aferat korruptive të kësaj strukture kriminale në krye të komunës.

Qytetarët e Tetovës tashmë e kanë kuptuar mashtrimin e Kasamit dhe klanit të tij, prandaj zgjedhjet e tetorit do të jenë ndëshkimi më i madh i tyre.

Nuk ka forcë që mund ta shtyp zërin e qytetarëve. E vërteta del në shesh dhe e drejta do të triumfojë.

Ju bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare që të monitorojnë këtë sjellje prej diktatori të Bilall Kasamit dhe qeverisë në përgjithësi, që me veprimet e tyre tentojnë të heshtin zërin e qytetarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments