11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami shpërndan Abetaren e Unifikuar Shqiptare në shkollat e Tetovës /VIDEO

Bilall Kasami shpërndan Abetaren e Unifikuar Shqiptare në shkollat e Tetovës /VIDEO

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka qëndruar në shkollat e Tetovës, transmeton TV21.

Por kjo vizitë që u konsiderua të jetë e rëndomtë, nga fakti që ka filluar viti shkollor në Maqedoninë e Veriut, shënoi një moment historik – hyri në përdorim Abetarja e Unifikuar Mbarëkombëtare Shqiptare.

“Po ua dorëzoj Abetaren Mbarëkombëtare Shqiptare dhe për këtij viti do t’u shërbejë edhe nxënësve të shkollave të Tetovës”, tha Kasami mes tjerash.

Kujtojmë se kjo Abetare ka vite të tëra që është paralajmëruar nga institucionet e larta arsimore në Maqedoninë e Veriut, por assesi nuk gjeti zbatim.

Abetarja e Unifikuar Mbarëkombëtare Shqiptare, që tashmë ka vite që shfrytëzohet në Kosovë e Shqipëri, ka për qëllim unifikimin e mësimit të shkronjave dhe fjalëve të para shqipe për nxënësit shqiptarë në këto tre shtete të rajonit./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments