12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami sërish shtyn afatin për ndërtimin e rrugës së butiqeve në...

Bilall Kasami sërish shtyn afatin për ndërtimin e rrugës së butiqeve në Tetovë

Për më 15 gusht duhet të fillojë ndërtimi i rrugës e butiqeve në Tetovë. Kjo është data që është caktuar nga ana e komunës së Tetovës për fillimin e punëve pas shumë zhagitjeve që zgjasin me vite. Këtë projekt komuna e Tetovës në vitin 2019 e fitoi përmes bashkëfinancimit të projektit të IPA programit ndërkufitar me Kosovën respektivisht me komunën e Prizrenit.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se punimet do të fillojnë me 15 gusht, afat që deri më tash është duke u shtyrë nga viti 2022 kur edhe ai nënshkroi me ish ministrin të Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov.

“Në rrugën e butiqeve është dashur të fillojnë punimet por me kërkesë të banorëve të zonës për shkak të përvojave më të hershme që nuk realizoheshin punimet në kohë, kërkuan që punimet të nisin pas largimit të mërgimtarëve dhe dakordimi është pas 15 gushtit të fillojnë punimet dhe besoje në afat rekord para fillimit të dimrit të përmbylljen gjithë punimet”, u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ndërkohë tregtarët kërkojnë që punimet të fillojnë në fund të muajit gusht, me qëllim që tregtarët të kenë mundësi të punojnë gjatë tërë sezonit veror. Por disa të tjerë thonë se 15 gushti është koha e duhur, pasi sipas tyre duhet fillohet që t’i kthehet dinjiteti kësaj rruge.

“Duhet të pyeten njerëzit që kanë lokale këtu, paguajnë qira të mëdha dhe çdo kush ka investuar tash që të punojë edhe do ishte mirë mos nis me 15 gushtë po komuna ndoshta e dinë më mirë i ka analizua punët e veta dhe në bazë të atyre do niset të punohet”, thotë një tregtar në këtë pjesë të qytetit. Me projektin pritet që të ruhet identiteti i rrugës së butiqeve apo i Çarshisë së Epërme.

Kjo rrugë në të kaluarën ishte shumë e njohur dhe e frekuentuar nga qytetarët për artizanalet megjithatë sot bizneset që ndodhen aty nuk kanë punë sikur para disa viteve. Në këtë rrugë ka qindra biznese të vogla të cilat më së shumti frekuentohen gjatë muajve të verës dhe afër festave të fundvitit, sidomos kur kthehen mërgimtarët. Në kuadër të këtij projekti, janë paraparë edhe aktivitete tjera, që në të ardhmen rruga e Butiqeve së bashku me Çarshinë e Epërme të rikthehen në atraksion turistik.

Në këtë rast, model është marrë çarshia e Prizrenit, komunë e Kosovës me të cilën realizohet bashkërisht projekti. Në të ardhmen pritet që të ketë edhe kampanjë që rruga e Butiqeve në Tetovë, të jetë edhe si destinacion turistik. Kjo rrugë, ndër vite është dëmtuar shumë, dhe rikostruimi i saj është bërë me pllaka prej bekatoni, të cilët nuk kanë rezistuar aspak dhe rruga sërish është e dëmtuar dhe e vështirë për qarkullim. Në ndërkohë, pikërisht infrastruktura e dëmtuar ka bërë që ndërkohë shumë biznese dhe zanate të vjetra të mbyllen. /Koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments