22.5 C
Tetovo
E martë, 15 Korrik, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami /Refuzimi i projektit të BDI për Tetovën nga rebalansi ,qëndrimi...

Bilall Kasami /Refuzimi i projektit të BDI për Tetovën nga rebalansi ,qëndrimi i tyre është komik,pushuan 20 vjet.

I pyetur për këto refuzime, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se për të mos qenë tragjike, është komike qëndrimi i opozitës.

“Patën 20 vite pushtet qendror, pushtet lokal, për t’i zgjidhur këto probleme dhe vetëm atëherë kur kjo qeveri dhe ky pushtet lokal kanë marrë hapa konkret në drejtim të investimeve që bëhen në të dy projektet kapitale për Tetovën, stadiumi i qytetit po ndërtohet me dinamikën e paraparë duke respektuar afatet e kontratës, atëherë ju kujtua opozitës se duhej ndarë mjete nga buxheti i shtetit. Sa i përket teleferikut, nga ardhja e kësaj qeverie në bashkëpunim me Komunën për herë të parë po bën të mundur edhe investimin serioz në Kodrën e Diellit që nuk do të jetë vetëm teleferiku, do të jetë një investim që Kodrën e Diellit do ta bëjë një qendër turistike”, tha Bilall Kasami

Ai shtoi se këto dy vite në Komunën e Tetovës do të ketë 20 milionë euro investime kapitale. 

Dje në Komisionin për financa dhe buxhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar debati për qindra amendamentet e propozuara për rebalancin e buxhet të vitit 2025.

    Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 10 dhjetor të vitit 2024, me 69 vota “për” dhe 5 “kundër” e miratoi Buxhetin për vitin 2025, në të cilin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin 358.8 miliardë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 400.2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind.

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments