5.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami pyet Qeverinë: Si t’i paguajmë faturat derisa kemi të bllokuar...

Bilall Kasami pyet Qeverinë: Si t’i paguajmë faturat derisa kemi të bllokuar llogarinë me 7 milionë euro vendime përmbarimi

Kasami pyet Qeverinë: Si t’i paguajmë faturat derisa kemi të bllokuar llogarinë me 7 milionë euro vendime përmbarimi.

Ai ka thënë se ata nuk funksionojnë për momentin me llogarinë, dhe ka thënë që nuk mund të planifikojnë pagesën e atyre obligimeve.

“Qeveria na “ndihmon” përmes asaj që na ka dërguar një letër qarkore të gjitha komunave ku na obligon që me urgjencë të paguajmë faturat e rrymës ndaj operatorëve privat. Nga qeveria urgjentisht duhet të na tregojnë se si komuna e Tetovës, do t’i paguajë faturat e energjisë elektrike të dhjetëfishuara në kohën kur komuna e Tetovës, e ka të bllokuar  llogarinë e saj me më shumë se 7 milionë euro vendime përmbarimi. Pra le të na tregojnë se si mund ta bëjmë këtë në kohën kur kemi trashëguar një borxh prej 24 milionë eurove nga të cilat mbi 7 milionë janë në përmbarim. Ne nuk disponojmë për momentin me llogarinë, që të mund të planifikojmë pagesën e atyre obligimeve të cilat janë me urgjencë që të mund të iu shërbejmë qytetarëve”, ka thënë Kasami./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments