Bilal Kasami, duke komentuar deklaratën e Ali Ahmetit se rivotimi të mërkurën mund të sjellë tensione ndëretnike, Kasami ka komentuar se ka qenë në të kaluarën.Gjithkush flet për atë,se çfarë dinë të bëjnë. Ali Ahmeti, kështu është pajtuar në të kaluarën dhe kështu ka vepruar në të kaluarën. Ali Ahmeti e di se si i ka marrë këto mandate që i ka marrë tani. Kjo është arsyeja pse ai është në panik. Thjesht po themi t’u japim qytetarëve mundësinë që të mërkurën të dalin dhe të votojnë. Nëse është i sigurt për ato vota që ka marrë, të jetë i qetë se do t’i marrë sërish. Nëse e di që i ka marrë në një mënyrë jo demokratike, jo të drejtë, jo vullneti i lirë i qytetarëve, prandaj është në panik. Ne themi se duhet të krijojmë kushte të mërkurën që ata qytetarë të dalin dhe të votojnë lirshëm që të mund të themi se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre në Kuvend. Shpresojmë të kemi një rezultat të mirë, tha lideri i Lëvizjes Besa.