Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, pas takimit të liderëve në konferencë për shtyp tha se ka kërkuar që për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të jepen më shumë mundësi për votimin e diasporës.
Kasami tha se diaspora është kontribuues i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në vend dhe duhet t’i jepet më shumë mundësi për të votuar sa më masivisht.
“Sa i përket Kodit zgjedhor, kërkesa jonë ishte për diasporën, Kërkuam që të shqyrtohet mundësia që diaspora të ketë më shumë mundësi për të votuar, pasi diaspora është kontribuies i zhvillimeve sidomos ekonomike në vend. Gjithashtu kërkuam të kemi lista të hapura”, tha Kasami.
Ai gjithashtu tha se është arritur konsensus në lidhje me ligjet e agjendës reformuese.
