0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami, parat e popullit i ndan,për dy tendere, me nga 2.000.000...

Bilall Kasami, parat e popullit i ndan,për dy tendere, me nga 2.000.000 denarë (4.000.000 gjithësej) për llogo qyteti, të punësuarit në kabinetin e Kryetarit të Komunës. Dhëndër i …

lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

Ende pa përfunduar muaji nga scandali Bilall Kasami 11.04.2023.. .këtyre ditëve ndan tenderin e dytë brenda kabinetit hallall ….

Bilall Kasami tregohet human ,me paratë e popullit të mbledhura nga taksat komunale me përmbarues…ndan për njerëzit e vet…dy tendere

TAMAM SA PËR TË BLERË NJË BANESË 80 METËR KATRORË NË TETOVË ,ME ÇMIM NDËRTIMI (4.000.000 denarë )…mos e ndro dorën Bilal Kasami …mos e haro Kryetar muhabetin …rradhën e tenderit sipas një hulumtimi nga të pakënaqurit e njerëzve tu nga ekipa… rradhën e tenderave e paska zëdhënësi i komunës …i cili ende nuk e sqaron për opinioin …pyetjen publike…e mërkura është pas të martës, e mërkura çfarë dite i bie …?!

MARIFETI për ta mbuluar SCANDALIN mbrëmë vonë nxjer lajmin nga naftalina

OK…SIPAS BILALL KASAMIT QEVERIA NUK JEP LEKËT…JEPE BILALL KASAMI ATËHERË PJESËN- HISEN -LEKËT E KOMUNËS që i ka KOMUNA E TETOVËS …për situata emergjente…dëmshpërblimin për qytetarët që pësuan dëme nga vërshimet,aq sa është … , KUR KE PËR SCANDALE …KORRUPSIONI PËR TË CILËN FLET DASH-i ….(për Bilall Kasamin sqarim tëdijë se nuk ka njohuri për shkurtesënDASH- DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT ) …KORRUPSIONI NË RMV PËR PUSHTETARËT… BRINA NUK KA…është i shtrirë si në vertikalë edhe në horizontalë…tek të tre pushtetet ….www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

==================================

Lajmi aktiv që qarkullon

Liridon Disha

kryetar i grupit të këshilltarëve të BDI-së në Këshillin Komunal Tetovë

Të nderuar bashkëqytetarë,

Faqja zyrtare e Komunës së Tetovës ka shpërndarë një Konkurs Publik për ndryshim të logos së qytetit tonë. Skandali fillon në momentin e shpalljes së konkursit. Atë e ka shpallur një kompani dizajnuese. Ku e merr të drejtën një kompani të shpall konkurs për ndryshimin e logos së qytetit pa miratimin e Komunës së Tetovës, respektivisht Këshillit Komunal?!

Siç e dini të gjithë, logoja aktuale e Komunës së Tetovës i ngërthen në vete të gjitha karakteristikat demografike të etnikumeve që jetojnë në Tetovë, që nga antikuiteti e gjer më sot. Aty qëndron kalaja e Tetovës, Menada, Plisi, Lumi Shkumbin dhe Teqeja e Tetovës.

Shtrohet pyetja, pse duhet ndryshuar logoja e Tetovës? Thua ti se ne i kemi zgjidhur të gjitha problemet që i kemi e na ka mbetur ndryshimi i logos. Thua ti se qyteti ynë nuk ka asnjë problem dhe problemi më i madh që ka është logoja.

Skandali shkon e thellohet kur e kupton se për këto çështje tenderin e ka marrur i punësuari në kabinetin e Kryetarit të Komunës. Dhëndër i anëtarit të Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa. Pronar i kompanisë e cila ka marrur dy tendere me nga 2.000.000 denarë (4.000.000 gjithësej).

A është kjo Tetova që e premtoi Bilall Kasami? A është kjo Komuna e cila duheshte të jetë transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve të saj?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments