7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami nuk i lexon këto lajme / Dimitrievski-Kumanovë : Në seancën...

Bilall Kasami nuk i lexon këto lajme / Dimitrievski-Kumanovë : Në seancën e sotme të këshillit u mor vendim unanim për transport publik falas në 6 muajt e ardhshëm

Lajmi interaktiv

www.telagrami.mk

Si është e mundur që Kumanova mundet ,ndërsa Tetova nuk mundet si qytet t’ua mundësojë qytetarëve transportin gratis (falas) për 6 muajt e ardhshëm ,me tendenca që të vazhdojë edhe më tej.Në këtë mënyrë u ndihmon qytetarëve dhe fukarallëkun ua lehtëson ,por mbi të gjitha shumë qytetarë nuk do bllokojnë me vetura qytetin sepse do zgjedhin pa pare vozitje në qytet apo vozitje me para, plus reziqe të ndryshme si ngarkesa e komunikacionit ,vonesa në punë,parkingu minus,dënimet e policisë,mbase ndeshje nga komunikacioni i ngarkuar ,prishje dhe amortizim veturash ,derivatet për xhdo ditë hip se të vrava zdrip se të vrava …etj…Kuptohet do zgjedhin për lëvizje në qytet dhe brenda transportin urban…Mos u lodhni në Tetovë kjo nuk do ndodhë asnjëherë ,nuk provokoj sepse firmat që punojnë me Komunën e Bilall Kasamit…gati të gjitha nga Poroji (Rekëza do kishte thënë Fazli Veliu) …mos dëgjuat gjë se donuan (dhuruan ) diçka për qytetin dhe qytetarët,në emër të asaj se morën tenderët nuk i fituan ,por përkundrazi vetëm morën ,pra të dhuronin naftën të paktën ,ndonjë firmë mirëmbajtjen etj …sistemi Marshall në SHBA në fillim të shekullit 20…Nuk ka kohë Bilall Kasami të lexon lajme, nuk ka edhe pse, si ekonomist ,vetëm shumëzon nuk pjeston dhe pa ide për lehtësimin e jetës së qytetarëve ,pra kur do i shkonte për shtati Komunës nofka I MER dhe ke me veti A.A që kabinetin Hallall me ekonomistët e komunës së Tetovës i ka për mashalla, dhe ia përkthejnë nga shqip në ship…U mungon vetëm Ramiz Merko dhe bëhen komplet…www.telegrami.mk

===========================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://24info.mk/%D0%B4%D0%B8%D0%BC%D0%B8%D1%82%D1%80%D0%B8%D0%B5%D0%B2%D1%81%D0%BA%D0%B8-%D0%BD%D0%B0-%D0%B4%D0%B5%D0%BD%D0%B5%D1%88%D0%BD%D0%B0%D1%82%D0%B0-%D1%81%D0%B5%D0%B4%D0%BD%D0%B8%D1%86%D0%B0-%D0%BD%D0%B0/

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, informoi se në seancën e sotme këshilli i komunës e ka pranuar propozimin e tij dhe njëzëri ka marrë vendim që në gjashtë muajt e ardhshëm të subvencionohet transporti publik në linjë me tendencë që të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Me këtë vendim qytetarët në periudhën e ardhshme do të mund të përdorin transportin publik të linjës publike për nevojat e tyre falas. Në kohë krize ekonomike dhe energjetike, qytetarët e Komunës së Kumanovës kanë mundësi për kursime të konsiderueshme në buxhetin familjar. Me këtë do të kontribuojmë në uljen e bllokimit të trafikut në zonën qendrore të qytetit dhe uljen e ndotjes. Gjithashtu, do të përpiqemi që të përmirësojmë nivelin e shërbimit në transportin publik në Kumanovë dhe të stimulojmë sa më shumë qytetarë që ta përdorin transportin publik për nevojat e tyre”, thekson Dimitrievski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments