8.1 C
Tetovo
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami: Nuk e shoh të nevojshme të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme...

Bilall Kasami: Nuk e shoh të nevojshme të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Kështu u përgjigj ai sot në pyetjen e gazetarëve pasi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare me deklaratat e tyre kërkon politikanë nga opozita.

“Ne punojmë intensivisht në pjesën e realizimit të projekteve tona. Kjo Qeveri është në fillim të mandatit të vet, ka shumicë të konsoliduar, nuk e shoh të nevojshme të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Nuk shohë ndonjë opozitë të konsoliduar e cila do të na sfidonte në zgjedhje të tilla. Më shumë e shohim si një fundosje momentale të opozitës e cila po përpiqet të mbijetojë në këto kohë të vështira për ta. Kjo qeveri ka shumicë të konsoliduar dhe punon seriozisht në realizimin e programit parazgjedhor”, theksoi Bilall Kasami ku bëri mbikëqyrje në pastrimin e deponisë së egër në periferi të qytetit.

Kasami përsëriti qëndrimin se për zgjedhjet lokale, ata si koalicion “Vlen” punojnë intensivisht për t’i koordinuar aktivitetet e përbashkëta.

“Ai zë të jetë zëri i popullit dhe kështu të vazhdojmë dhe në këto komuna të cilat tani i udhëheq BDI gjegjësisht nga opozita të jenë të udhëhequra nga koalicioni “VLEN” dhe së bashku do të thotë autoritetet qendrore dhe autoritetet lokale të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve”, theksoi Bilall Kasami.

Lideri i Lëvizjes Besa beson se zgjedhja e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk do të ketë shumë ndryshime në skenën politike botërore.

“E urojmë presidentin e ri Tramp dhe jemi të sigurt se institucionet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë stabile me një histori të gjatë të demokracisë. Ato nuk do të varen nga ajo se kush do të vijë si president i SHBA-së. Sigurisht do të ketë disa ndryshime të vogla edhe në politikën e jashtme dhe të brendshme, por SHBA-ja edhe më tutje do të mbetet partner kryesor i Maqedonisë së Veriut në Ballkan dhe në Evropë dhe shpresoj se kjo do të jetë një stimulim shtesë për shtetin tonë për të vazhduar procesi eurointegrues”, theksoi Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments