Pas ngjitjes në Luboten dhe pushtimit të shumë lartësive dhe bukurive natyrore në Bjeshkët e Sharrit dhe në Malin e thatë, Bilall Kasami njofton se sot është ngjitur edhe në majën më të lartë të Sharrit, në Majën e Titos.
Maja e Titos ( maqedonisht: Титов Врв, shqip: Turk i Madh ) është maja më e lartë në malin Sharr me 2.748 m. Ndodhet rreth 21 km në veriperëndim të qytetit të Tetovës , afër kufirit me Kosovën.