-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami nga Tetova: Shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin shqiptarin...

Bilall Kasami nga Tetova: Shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin shqiptarin më 21 Prill

Shqiptarët do të votojnë për shqiptarin, në zgjedhjet presidenciale, për arsye se ky shtet mund të mbijetojë vetëm mbi parimin e partneritetit të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kështu ka thënë midis tjerash, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në tubimin përmbyllës të kandidatit për President, Blerim Reka, që u mbajt mbrëmjen e së enjtes në Tetovë, raporton gazeta KOHA.

“Shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin shqiptarin më 21prill, duke votuar për prof Blerim Reka, pasiqë është e vetmja zgjidhje më e mirë për shqiptarët por edhe për të gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut. Ky shtet mund të mbijetojë vetëm mbi parimin e partneritetit të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Çdo imporovizim tjeter është vetëm kthim në bashkim vllazërim kur çmimin çdoherë e kanë paguar shqiptarët ndërsa benefitet i kanë fituar maqedonasit”, ka theksuar Kasami, transmeton gazeta KOHA.

Përveç, Kasamit dhe Ziadin Selës si liderë opozitarë që mbështesin kandidaturën e prof.Blerim Rekës, në këtë tubim i pranishëm ishte edhe lideri i Vetëvendosjes!, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetët e partisë së tij, Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca etj.

Të dielën (21 prill), do të mbahet rrethi i parë i garës presidenciale, ndërsa profesor Reka garon me numrin rëndor 1. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments