8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të...

Bilall Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot realizoi takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski

Siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, në këtë takim u diskutuan shumë çështje të cilat janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Gjatë takimit, u trajtuan temat kyçe si plani zhvillimor i qytetit, Plani Gjeneral Urbanistik, plani i rregullimit të infrastrukturës, si dhe një sërë projektesh të rëndësishme që janë nën kompetencat e kësaj ministrie dhe të komunës sonë. Ky bashkëpunim i ngushtë dhe bashkërendimi i aktiviteteve dhe projekteve pritet të ketë një ndikim të thellë dhe të dukshëm në zhvillimin e Tetovës”.

“Tetova ka nevojë për një qasje të re dhe energjike për t’u përballur me sfidat e kohës. Ne jemi të vendosur që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Tetovës. Kjo është një detyrë e shenjtë që kërkon përkushtim dhe bashkëpunim të plotë mes institucioneve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments