Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka zgjedhur që 1 Shtatorin ditën e parë të shkollës ta kaloj pranë nxënësve të shkollës fillore “Drita” në fshatin Lisec të malësisë së Tetovës.
“Në Lisec, në shkollën fillore “Drita” buzë Malit Sharr për të vizituar e për të uruar nga afër 1 shtatorin të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe në përgjithësi. Bashkërisht me stafin komunal dhuruam çanta dhe mjete të tjera shkollore falas për nxënësit e klasave të para. Ky aksion do të vazhdojë në të gjitha fshatrat e Malësisë së Sharrit.
Nuk ka më mirë e më bukur se sa të fillosh ditën me lumturin e fëmijëve tanë. Qoftë ky vit i ri shkollorë i begatë për të gjithë!” shkruan Kasami .