7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami / “Motivimi i qytetarëve për pagesën e tatimeve”

Bilall Kasami / “Motivimi i qytetarëve për pagesën e tatimeve”

Procesi i decentralizimit dhe bashkë me këtë edhe procesi i menaxhimit të tatimeve nga ana e komunave mbetet një sfidë e përhershme që kërkon angazhime të gjithanshme për të arritur një pagesë sa më optimale nga ana e qytetarëve. Me këto fjalë i’u drejtova qytetarëve të komunës së Gostivarit dhe më gjërë në debatin e organizuar nga ana e komunës së Gostivarit me temë “Motivimi i qytetarëve për pagesën e tatimeve”.

Gjithashtu, theksova se në këtë drejtim kërkohet një punë sistematike, të programuar që ndjek dinamikat e realizimit të pagesave të tatimeve. Pikërisht, duke qenë transparent, por edhe duke promovuar përgjegjësinë qytetare, si komunë kemi arritur që brenda këtyre më pak se 3 muajve të krijojm një vetëdije tjetër në drejtim të pagesës së tatimeve.

Pra, në krahasim me periudhën paraprake tashmë kemi ngritje solide të pagesës së tatimeve në pronë dhe taksave për firma në komunën e Tetovës. Shifra e pagesës së taksave për firmat gjatë kësaj periudhe tashmë është ngritur në mbi 51%, ndërsa në tatim në pronë për tre muajt e fundit kemi ngritje të pagesës në mbi 53%.

Duke pasur gjithnjë në plan të parë qytetarët, kontekstin kohor, gjendjen e përgjithshme ekonomike, problemet e shtresuara, mbetet shumë e rëndësishme që të krijohet një mirëbesim efektiv mes komunës dhe qytetarëve në funksion të realizimit të pagesës së tatimeve dhe në funksion të ofrimit të shërbimeve cilësore për qytetarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments