Për shkak të zjarrit në Tetovë, kreu i komunës Bilall Kasami apelon tek qytetarët të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë, ndërkaq ata që dalin duhet patjetër të mbajnë maskë pasi ajri është ndotur nga djegia.
“
APEL Të nderuar qytetarë të Tetovës!Për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një fabrikë në hyrje të qytetit, cilësia e ajrit është përkeqësuar ndjeshëm. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre. Më të prekurit janë ata me sëmundje të mushkërive, frymëmarrjes dhe të zemrës, të cilët sot duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin raportet e cilësisë së ajrit. Ata qytetarë që duhet të jenë jashtë, duhet të mbajnë maska mbrojtëse, mundësisht H95. Mbani dritaret dhe dyert e mbyllura në shtëpitë tuaja dhe kujdesuni për shëndetin tuaj.