14.8 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami me informacion për defektet e rrjetit të ujësjellësit ...durim...

Bilall Kasami me informacion për defektet e rrjetit të ujësjellësit …durim…

Të dashur Tetovarë, gjatë kësaj periudhe të ftohtë dimri, ne ballafaqohemi me problemin e mospasjes së ujit nëpër shtepitë tona, e gjithë kjo si pasojë e defekteve që na paraqiten kohë pas kohe, ndersa kjo vjen nga investimi joadekuat duke mos i respektuar standardet e nevojshme për këtë ujësjellës. Përmes këtij njoftimi nuk shfajësohemi nga obligimet dhe përgjegjësitë që i kemi marrë nga verdtikti Juaj, por me sinqeritetin më të madh dua që ky njoftim të shërbej si informacion për situaten reale në të cilën ndodhemi bashkërisht.Në vazhdimësi jemi ballafaquar me defekte të njëpasnjëshme, ndërsa gjithashtu shpreh falënderimet e mia për punonjësit e Ndermarrjes Publike Komunale, të cilet në vazhdimësi janë nëpër majat e Malit Sharr duke u munduar dhe duke dhëne maksimumin e tyre, me ato pak kushte që kanë. Gjatë këtyre ditëve duke sanuar një problem mjaft te veshtirë, sot ballafaqohemi me një problem tjetër, në një pikë tjetër të rrjetit të ujit.Në rrethanat në të cilat gjendemi në vazhdimësi, unë kërkoj mirëkuptimin dhe durimin Tuaj që këto 2 muaj të mundohemi t’i tejkalojmë këto kushte. Ndërsa dua të ju siguroj se gjatë stinës së pranverës dhe zbutjen e kushteve klimatike, do të fillojmë edhe me riparimin e tërësishëm te rrjetit të ujit, dhe ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

www.telegrami.mk …P.s …Kryetar i nderuar i komunës -Tetovë ,komunës së vakive në Maqedoninë Perendimore, zoti Bilall Kasami, e dijmë se faji nuk është i juaji… ,por pasi që dihet fajtori…për punët jo kualitative…investuesi dhe përfunduesi si dhe mospranimi i përfundimeve të punëve në mënyrë zyrtare …çfarë prisni?…i ke faktet faktografike…sërbët e kanë një shprehje… savij tabak i pravac sud …jepi në prokurori mos prit të vonohesh …

https://jorm.gov.mk/nadlezhnosti/

prokuroria për ti vërtetuar dëshmitë e juaja duhet të del në teren jo të rijë në zyra../edhe pse ata jetojnë në Tetovë vetë fakti qe nuk kanë ujë nëpë shtëpi vetë… është fakt,nismëtar…poashtu ka variante të shumta ku mund të informohen si dhe nga mediat …a thua nuk kanë celular dhe nuk rrijnë varur nëpër portale e nuk qenkan të informuar …ata vetë duhet të hapin lëndë por nejse pasi nuk e bëjnë ..nisuni ju i nderuari kryetar…etj…etj…/ …në të kundërtën atëherë do jesh bashkëpjesmarrës për qytetarët, verdiktin e të cilëve e keni marë me mbi 5.000 vota më tepër se BDI më sakt se Teuta Arifi, …mbi të gjitha ujin nuk mund ta anashkaloje si rast … prokuroria dhe gjykata… sepse UJI është ASET NACIONAL DHE MBROHET NGA SHTETI taksativisht…a prokuroria mbron shkeljen e të gjitha ASETEVE si të mira të shtetit …ndërsa ne presim ujin …a NPK Tetova le të vazhdoje punën

May be an image of body of water
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments