Realiteti në vendin tonë është se një numër i vogël i komunave kanë miratuar dokumente kundër korrupsionit ose kanë zhvilluar mekanizma për parandalimin e korrupsionit. Kjo është në kundërshtim me pritjet e qytetarëve për një luftë të hapur dhe transparente kundër korrupsionit në të gjitha nivelet. Kjo luftë është po aq e rëndësishme për pushtetin lokal.
Lufta kundër korrupsionit nga narracion duhet të kthehet në hapa konkretë. Këshilltarët dhe kryetarët e komunave, kanë detyrim, por edhe mundësi të luftojnë korrupsionin në punën e tyre dhe duhet të imponojnë luftën kundër korrupsionit si një temë qendrore të punës komunale. Andaj, sot së bashku me një pjesë të administratës së Komunës së Tetovës ishim pjesë e trajnimit të vetëqeverisjes lokale për luftë kundër korrupsionit.
Ky trajnim, i organizuar nga Qendra për Komunikim qytetar, do të zgjasë dy ditë dhe ka për qëllim qasjen sa më serioze të administratës së komunës sonë në parandalimin e korrupsionit në nivel lokal. Së bashku për një administratë sa më efektive dhe të pakorruptuar!