lajmi interaktiv
Këshilli i Komunës së Tetovës në seancën e sotme të 12-të votoi llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës për vitin 2022.Posaçërisht mbeti enigmë se çfarë do të ndodhë më tej me të punsuarit në Gjimnazin Kiril Pejçinoviç (pika e 6 e rendit të ditës ) ,të cilëve Komuna e Tetovës ,sipas deklaratës së Bilall Kasamit (në video pamje nga ora 1:00:00-deri në 1:00:48 ) Kryetar i Komunës së Tetovës dhënë nga vetë foltorja e Këshillit Komunal Tetovë tha:
“Gjimnazi Kiril Pejçinoviç është në status të veçantë. Ministri i MASH-it duke thyer ligjin ,ka marë kompetencat e Kryetarit të Komunës ,kjo një ,dhe e dyta ke kemi ngritur Padi Aktive në Prokurorinë e Tetovës ,kundër Drejtoreshës ,të cilën e ktheu ministri ,për keqpërdorime të mjeteve të shkollës .Nuk mundet ne pa pasur raport prej Prokurorisë ,të miratojmë një llogari përfundimtare për të cilën dyshojmë se ka keqpërdorim të mjeteve.Këshilli duhet të vendosë në një pikë të veçantë ,nëse a do e miratojë raportin ose jo …”
Vlersimi i komisionit për Gjimnazin Kiril Pejçinoviç në votim (nga minuta 1:05:36 vlersimin e Komisionit e paraqiti antari i komisionit Argjend Veliu për pikën e 6 të rendit të ditës miratimin e llogarisë përfundimtare komisioni mori vendim me dy vota për , dy vota kundër ,as një i përmbajtur dhe të njëjtën i propozon Këshillit të Komunës për miratim ,përfundon raportimin në 1:06:03 )
Këshilltarët e BDI-së ,kërkuan sqarime (ora 1:06:09) LIRIDON DISHA ,Bëhet fjalë për Gjimnazin e Tetovës ,histori e Tetovës nuk është mirë që të Segregohet në mënyrë të tillë ,edhe pse ne e shohim se ka revanshizëm politik,i kishim sygjeruar kryetarit të Komunës së Tetovës që të përmbahet fjalëve të Ismail Kadaresë që e dekoroi shpalli qytetarë nderi të Tetovës ,që Kadare e thotë shumë qartë REVANSHIZMI ËSHTË VETI E NJERËZVE TË VEGJËL ,NDËRSA ZEMËRGJËRËSIA ,ËSHTË VETI E NJERËZVE TË MËDHENJ .I KISHA PREFERUAR TA KAPËRCEJË VETVETEN TË MOS E BËJ KËTË SEGREGIM QË ËSHTË DUKE E BËRË ,TIA LËSHOJË BLLOK DOTACIONET GJIMNAZIT TË CILAT IA KA BLLOKU ,PËR HIRË TË INFORMIMIT TË OPINIONIT ,TË GJITHA SHKOLLAT E MESME DHE FILLORE BLLOK DOTACIONET I KANË MARË ME 27 SHKURT EDHE PSE KËTO JANË MJETE QË I LËSHON MINISTRIA E ARSIMIT , ME VENDIM TË KOMUNËS SË TETOVËS OSE NUK E DIJMË PSE BLLOK DOTACIONET NUK I JANË LËSHUAR GJIMNAZIT ,DOJA TA DIJA PSE ËSHTË BËRË KJO .( deri ora 1:07:30)
Në vazhdim Besar Durmishi kryesues i K.K të Tetovës ndërhyn, Kësaj pyetje iu përgjigj më lartë Kryetari i Komunës
Ndërhyn prapë Liridon Disha JO PËR BLLOK DOTACIONET NUK ËSHTË PËRGJIGJUR …POASHTU KËSHILLTARI TJETËR I BDI-SË NË VAZHDIM KËRKOI SQARIM PSE JANË BLLOKUAR BLLOK DOTACIONET DHE FTOI KËSHILLTARËT E VMRO-DPMNE-SË TU PËRMBAHEN VOTAVE NË KOMISION (1:08:02) QË GJIMNAZI TË JETË I BARABARTË ME SHKOLLAT TJERA TË MESME ….
www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë