2.8 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami: Koncerti i BDI-së, aferë e dyshimtë korrupsioni

Bilall Kasami: Koncerti i BDI-së, aferë e dyshimtë korrupsioni

Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherazi edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka hedhur akuza mbi koncertin e organizuar nga BDI-ja në Tetovë, ku sipas tij, ky koncert është një aferë korrupsioni.

Statusi i plotë i Bilall Kasamit në fejsbuk:

Kreu i BDI-së paska deklaruar se “mega-koncertin” në këtë kohë krize kaq të madhe ekonomike e financojnë donatorë dhe kompani të ndryshme. Prandaj për hir të transparencës, këto donatorë por edhe ato kompani duhet t’ju tregohen qytetarëve dhe mos ta fshehin, sepse bëhet fjalë për shuma marramëndëse. Vetëm pak ditë më parë një kompanisë në Tetovë, zjarri i shkaktojë dëme materiale afër 12 milion euro. Me krijimin e kësaj qeverie shumica e bizneseve kanë pësuar humbje të mëdha nga mos qeverisja e mirë duke i ngarkuar bizneset me shpenzime të panevojshme. Pas kësaj fshihet edhe një aferë mjaft e dyshimt, ku për të arsyetuar mega-korrupsionin e tyre organizojnë koncerte të tilla në kulmin e një krize globale financiare dhe ekonomike e arsyetojnë si financim nga bizneset private.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments