16.3 C
Tetovo
E premte, 27 Shtator, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami: Kjo qeveri do të shkojë deri në fund të mandatit,...

Bilall Kasami: Kjo qeveri do të shkojë deri në fund të mandatit, garantojmë të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka thënë se vendimi i BE-së që të nis negociatat me Shqipërinë dhe RMV të mbetet mbrapa, është rezultat i politikave të gabuara të deritanishme.

Megjithatë, ai tha se Qeveria në të cilën janë pjesë edhe ata si koalicion VLEN, mbetet e përkushtuar për anëtarësimin në BE. Kasami tha se Qeveria kërkon që të ketë garancë që nuk do të ketë kushte të reja për RMV-në në rrugën drejt BE-së.

I pyetur për marrëdhëniet me Vmro-Dpmne -në, ai tha se kanë komunikim korrekt dhe se kjo Qeveri do të shkojë deri në fund të mandatit.

“Kemi komunikim të shkëlqyer brenda VLEN-it, por edhe komunikim korrekt me Vmro- Dpmne-në. E shoh që BDI-së dhe disa eksponentë të saj, presin çdo ditë që tÇu shkojë ftesa nga Prokuroria, ata jetojnë me ëndrrën që do zgjohen në mëngjes dhe VLEN do të del nga Qeveria. Ne ju garantojmë që kjo qeveri do të shkojë në fund dhe do të garantojë të drejtat e shqiptarëve, si dhe avancimim e procesit eurointegrues”, tha Kasami.

Ndërsa në lidhje me komunikacionin në Tetovë, Kasami i ftoi të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos pengojnë punën e ndërmarrjeve publike në qytet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments