Kreu i komunës Tetovës, Bilall Kasami ka deklaruar se me ardhjen e tij në krye të komunës është rritur transparenca. Më tej ai ka deklaruar se edhe borxhi i komunës ka filluar të ulet.
“Për një periudhë të shkurtër, pra me ardhjen tonë në krye të Komunës së Tetovës, kemi rritur transparencën në komunë, këtë e dëshmojnë edhe matjet e organizatave të ndryshme”, ka thënë Kasami në Emisionin 200 në Alsat.
Më tej ai ka shtuar se për këtë periudhë është ulur ndjeshëm edhe borxhi që ka trashëguar nga udhëheqësia e kaluar.