20 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami: Janë vendosur rreth 3 kilometra rrethojë përgjatë Shkumbinit për sigurinë...

Bilall Kasami: Janë vendosur rreth 3 kilometra rrethojë përgjatë Shkumbinit për sigurinë e tetovarëve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi, sot promovuan rrethojat e vendosura përgjatë lumit Shkumbin, në një gjatësi prej 3,153 metrash.

Kasami theksoi se ky është një investim serioz për sigurinë e qytetarëve që frekuentojnë këtë pjesë të qytetit.

“Ne do të vazhdojmë edhe më tej të ofrojmë siguri për qytetarët tanë”, u shpreh ai, duke falënderuar Memishin për angazhimin dhe kontributin në realizimin e këtij projekti.

Sipas tij, ky projekt është dëshmi se si pushteti qendror dhe ai lokal mund të bashkëpunojnë për të ofruar projekte konkrete në të mirë të qytetit.

“Ditë të mira po vijnë për Tetovën!”, përfundoi Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments