Sot në Sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës realizuam debat publik jashtëzakonisht të frytshëm dhe konstruktiv për bllokun urban “57/A”. Qëllimi im si kryetar komune është që qytetarëve të Tetovës t’u ofroj infrastrukturë cilësore dhe jetë më të mirë urbane. Nisma për pezullimin e planit të detajuar urbanistik për bllokun urban “57/A” është një masë e justifikuar, me të cilën duam të parandalojmë dëmtimet e mundshme, duhet të fillojmë ndërtimin sipas standardeve, pa dëmtuar interesin privat, por për të mbrojtur interesin publik, që për ne është i një rëndësie të veçantë! Si vetëqeverisje lokale jemi të përkushtuar që do të shkojmë deri në fund. Nëse nuk kemi bashkëpunim do të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat në dispozicion për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të gjithë!Qytetarët e Tetovës meritojnë jetë urbane cilësore!