7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami i shkon në Çegran Talat Xhaferit, viziton SHKA "Jahi Hasani"

Bilall Kasami i shkon në Çegran Talat Xhaferit, viziton SHKA “Jahi Hasani”

Lideri i Lëvizjes Besa, në vazhdën e aktiviteve të koalicionit mundemi së bashku me kandidatët për deputet ka vizituar fshatin Çegran nga ku e ka prejardhjen kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Bilall Kasami së bashku me kandidatin për deputet Fadil Zendelin dhe artistin Jetmir Rexhepi vizituan SHKA “Jahi Hasani” në Çegran.

“Në vazhdën e aktiviteteve, sot vizituam Shoqërinë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” në fshatin Çegran, shoqëri kjo e lënë tërësisht pas dore nga institucionet përkatëse shtetërore të kulturës. Objekti ku realizohen aktivitetet e kësaj shoqërie, ishte në gjendje të mjerueshne, pa asnjë investim të vetëm, edhe pse sukseset e tyre si shoqatë janë të shumta, duke marrë çmime të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Artistët dhe shoqatat kulturore kanë një peshë shumë të madhe, sepse ata ruajnë dhe kultivojnë traditat tona kombëtare. Me ardhjen tonë në qeveri, do të përkushtohemi fuqishëm për të krijuar kushte më të mira për shoqërit kulturore dhe në veçanti, shoqërinë “Jahi Hasani” në Çegran” tha Bilall Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments