4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami i mbushi 100 ditë si kryetar i Tetovës! I vlerëson...

Bilall Kasami i mbushi 100 ditë si kryetar i Tetovës! I vlerëson si të suksesshme, por ankohet se po e saboton Policia

Kasami i bëri 100 ditë si kryetar i Tetovës. Ai i konsideron se të suksesshme dhe thotë se me këtë ritëm do të arrijë të realizojë shumë gjëra.

“Përkundër vështirësive të shumta, borxhit enorm dhe një kaosi të trashëguar, ne dalëngadalë duke përmbushur premtimet për 100 ditësh, po arrijmë me shumë mund edhe përkushtim ta vendosim komunën në koordinata tjera të përkushtimit”.

Por Kasami ankohet nga SPB Tetovë, për çka thotë se ky sektor po e saboton.

“Unë nuk kam vërejtje ndaj përgjegjësit të komunikacionit, por unë kam vërejtje edhe dyshime se në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë ka tendenca që të sabotohet puna e komunës së Tetovës.”

E në lidhje me qentë endacakë Kasami thotë se do të ketë zgjidhje brenda 1 apo 2 muajsh.

“Brenda një ose dy muajsh ne do të dalim me zgjidhjen që ua ofrojmë qytetarëve, sepse është një problematikë nacionale, kam informuar opinion se edhe në kuadër të rajonit zhvillimor të Pollogut ka një vendim për një zgjidhje rajonale edhe fatkeqësisht lokacionin që ne përcaktuam në komunën e Bërvenicës, kryetari aktual nuk është i gatshëm që në territorin e komunës së Bërvenicës të kemi një qendër për strehimin e qenve endacak.”

Ndryshe, xhirollogaria e komunës së Tetovës vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa për këtë periudhë kohore Kasami tha se komuna Tetovës ka arritur që të shlyej një borxh prej afër 1 milion euro. Megjithatë sipas Kasami problem janë 7 milionë eurot që janë në përmbarues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments