Bilall Kasami i mashtroi tetovarët/ Rexhepi: Qeveria realizon projektin e Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Tetovë (DOKUMENT)

0
147

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot i mashtroi tetovarët duke thënë se komuna e Tetovës realizon projektin për ujrat e zeza me një kosto prej 40 milionë euro.

Nuk besuan?! Thonin se nuk mundet!, Por ja që mundet.

Të pandalshëm në misionin tonë për qytet të zhvilluar, e jo me gropa dhe pa kanalizim siç e trashëguam!

Hapen procedurat e tenderimit. Tetova do të bëhet me stacion filtrimi dhe kolektor për ujërat e zeza,XHEPÇISHTI, POROJI, REÇICA E MADHE, REÇICA E VOGËL, FALISHT, si dhe një pjesë e qytetit për të zgjidhur kështu njëherë e përgjithmonë problemin me ujërat e zeza.

Po bëjmë punë sa që të tjerët as në ëndrra  nuk kanë mundur t’i realizojnë.” u shpreh Kasmi

Pas këtij mashtrimi të madh që ju bëri tetovarëve, sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekologjisë, Nebi Rexhepi ka kundërshtuar ashpër këtë mashtrim të Kasamit duke theksuar se Qeveria ka ndarë mjete për këtë projekt të madh.

Është publikuar thirrja për ndërtimin e Stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Tetovë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të planifikimit të mjeteve nga periudha programore IPA 2 2014-2020, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave – CFCD dhe për nevojat e komunës së Tetovës, planifikoi realizimin e Projektit “Projektimi dhe ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në komunën e Tetovës”“ka shkruar Rexhepi.