25.8 C
Tetovo
E enjte, 5 Qershor, 2025
BallinaLajmeBilall Kasami i aksham pazarit, krejt nga 70 denarë(all for 70 denars):...

Bilall Kasami i aksham pazarit, krejt nga 70 denarë(all for 70 denars): VLEN nuk është projekt për pjesëmarrje, është forcë për fitore!

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëri nga krerët e VLEN, në promovimin e shtabit të përbashkët për zgjedhje lokale ka thënë se VLEN nuk është projekt për pjesëmarrje, është forcë për fitore. Sipas Kasamit, VLEN është forcë për të fituar betejën me një sistem të vjetër që për 20 vite e përdori shtetin si pronë private, që e ndau popullin në të afërm dhe të harruar.

“Këtë betejë do ta udhëheqim me guxim, me vizion dhe me njerëz që nuk e harrojnë pse nisëm dhe shpërdoroi shpresën e shqiptarëve. Përpjekja e tyre për t’u rilindur nga hiri i dështimeve të veta është përpjekje e kotë, sepse shqiptarët nuk harrojnë”, tha Kasami, njofton gjurme.info.

Thotë se VLEN nuk heshtë dhe se ato flasin, veprojmë dhe qëndrojnë me popullin përkrah dhe se ndryshimin do ta çojnë deri në fund!

“Tetori po vjen. E bashkë me të një mundësi që nuk falet. Le ta ndezim sot zjarrin e fitores, që të ndriçojë çdo cep ku jeton shpresa për ndryshim. Sepse kjo betejë nuk është për ne është për fëmijët tanë, për qytetet tona, për të ardhmen që e meritojmë”, deklaroi Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments