Lajmi interaktiv
www.telegrami .mk
Pas akuzave të sotme drithëruese dhe trishtuese në opinion të Bilall Kasamit si kryetar i Besës është koha të reagojë Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut ,në bazë të deklaratave të dhëna publike ,ose pëshpëritjes ,të hapë lëndë, e cila është gati ,është befasuese deklarata në kohën kur duhen të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe të hapin rrugën drejt BE-së .Këto akuza pasi janë thënë publikisht ,nuk duhet të hesht PTHP e RMV-së .Pra kryetari i Besës Bilall Kasami me siguri ka njohuri pasi thekson krimin ,sepse me gjërat serioze nuk luhet ,dhe duhet ta dëshmojë para organeve kompetente shtetërore ,në të kundërtën bart përgjegjësi penale për mosdeklarim të fakteve…www.telegrami.mk
https://lajmpress.org/kasami-ne-bdi-kane-ndodhur-vrasje-per-pozita-video/
Duke folur për përçarjet e fundit në BDI, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, tha se brenda subjektit të Ali Ahmetit nuk ka demokraci dhe kujtoi se në të kaluarën, kanë ndodhur edhe vrasje gjatë betejës për pozita.
“Kur flasim për demokraci dhe BDI, nuk janë dy gjëra që shkojnë bashkë. Në BDI që nga viti 2001 ka pasur largime, ka pasur eliminime, ka pasur edhe vrasje. Në momente të caktuara anëtar, eksponent të rëndësishëm të kësaj partie politike, edhe njerëz të luftës, nga momenti kur ata kanë dalur kundër qëndrimeve të partisë apo kundër qëndrimeve të lidershipit të partisë ata edhe fizikisht janë eliminuar dhe si kanë ndodhur gjithë këta proçese na i dijmë. Nuk flasim për subjekt politik demokratik, sepse fundja edhe bazën ideologjike ajo e ka diku tjetër, që nuk përkon shumë me demokracinë. Sigurisht që ata duhet të adaptohen në pamje me veprimet demokratike, por në esencë nuk janë të tillë dhe zhvillimet e fundit po e tregojnë një kontinuitet të përçarjeve që kanë qenë në BDI, por që deri tash kanë arritur që më mjeshtri t’i mbulojnë”, tha Kasami për gazetën LAJM.