3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami: Financimi i Akademisë Shqiptare nga komunat është në përputhje me...

Bilall Kasami: Financimi i Akademisë Shqiptare nga komunat është në përputhje me ligjin

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në një paraqitje para mediave, ka folur në lidhje me Akademinë Shqiptare që është paralajmëruar se do të krijohet nga VLEN-i.

Ai tha se financimi i Akademisë Shqiptare do të bëhet nga katër komuna, duke shtuar se kjo është në përputhje me ligjin.

“Përgjigjja është dhënë nga ekspertë të çështjes, të cilët kanë cituar edhe ligjin për pushtet lokal dhe për aktivitet akademi, ku është përcaktuar që një ndër format e financimit të aktiviteteve shkencore janë edhe komunat. Pra është çështje e qartë edhe në bazë të ligjit edhe të përcaktimit të katër kryetarëve komunave, që u zotuan të përkrahin këtë iniciativë”.

“Në bazë të dinamikës dhe miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, edhe kjo çështje do të futet në rend dite”, tha mes tjerash Kasami.

Ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se ata janë të patjetërsueshme për të vazhduar procesin e integrimit të vendit në BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments