Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka prezantuar punimet intenzive në qarkoren nga fshati Lisec deri te Kodra e Diellit.
“Me këtë video pamje ku po punohet intenzivisht në qarkoren “Lisec- Kodra e Diellit” ju uroj ditë të mbarë. Kjo rrugë me të gjitha parametrat do të jetë një pikë kthese e turizmit, do të rrisë vlerën e pronave dhe dukshëm do të lehtësojë qarkullimin e makinave për në Kodër të Diellit. Ky vit është vit i transformimit!”, shkruan Kasami me këtë rast.
Fillimin e punimeve e ka komentuar edhe deputeti Adnan Azizi.
“Ata bëjnë shpifje, ne punojmë.
Edhe shpifja se Bilall Kasami ja ka dhënë kryetarin e Këshillit, VMRO-DPMNE-së, do të demaskohet shumë shpejtë, ashtu si po demaskohet çdo shpifje tjetër e juaja deri më tani.
Ky është NDRYSHIMI!
JU Kodrën e Diellit e lat me zero investim, ne po e shndërrojmë në Qendrën më të bukur në Ballkan.
Ju shpifni, Ne VEPROJMË!”, ka shkruar Azizi.