Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në llogaridhënien për vitin 2023 theksoi se është identifikuar problemi me ujë të pijshëm në Tetovë nëpërmjet një studimi
“Bëhet fjalë për një studim fizibiliteti të ujit me çka ne veç më kemi identifikuar cili është problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, nga ky studim ka dalur se duhet të ketë disa sektorë në rrjetin e shpërndarje të cilat duhet të zëvendësohen me rrjet modern duke përfshirë edhe gypin kryesor të furnizimit me ujë nga filter stacioni në Lisec deri tek rezervuari kryesor i qytetit”, tha Kasami.