Derisa Bilall Kasami ndodhet në Amerikë bashkë me pjesën tjetër të koalicionit , shumë kilometra larg tij, në institucionin që ai e drejton shumë punëtorë të administratës vazhdojnë të presin që në xhirrollogari tu hyjnë rrogat, aq shumë të nevojshme për ta shkruan Tetovasot.
Këto vonesa kanë një kosto për të punësuarit që me ditë të tëra presin rrogat ndërsa kjo zvarritje është një “lajm” i mirë për bankat sepse ata ua marrin atyre edhe minusin.
Bilalli ndodhet në Amerikë për të folur mbi kauzat e mëdha në ndërkohë që ende nuk janë lëshuar pagat e punëtorëve që godasin ekzistencën e tyre .Madje shumë prej të punësuarve janë me kredite dhe siç dihet çdo ditë vonesë e kreditit ka edhe penalizime.
10 ditë vonesë mund çdo administratori që ka kredit ti kushtojë mbi 3000 den. kamatë.
Por ajo që vlen të theksohet mbi fenomenin e vonesave të rrogave behet shkaku se Bilall Kasami e ka rrasur Komunen me militantë të BESËS ndërsa tani edhe të LEN-it që nuk punojnë në Komune por vetëm janë aktivist partiak tash para zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, në Komunën e Tetovës ka mbi 50 punëtorë që kurrë nuk shkojnë në punë dhe marrin rroga ndërsa Bilall Kasami nuk mund ti largoj nga puna.Tetovasot