Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pranuaar përfundimisht se punët dhe projektet që shihen këto ditë janë projekte të Ministrisë së Transportit dhe Qeverisë e jo të komunës.
Kasami deri tani ka asflatuar shumë rrugë që kanë pasur vulën e Teuta Arfiti dhe disa rrugë janë të Qeverisë gjegjësisht të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
“Punimet bëhen në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit, është financim i projketeve për baraspeshim rajonal ku në bashkëpunim me ministrinë e Transportit financohet infrastruktura e apo disa pjese të infrastrukturës rrugore” u shpreh Kasami në pyetjet se kush i financon projektet në Tetovë. ?TS/